Deputetët e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi dhe Afrim Gashi kanë realizuar një takim miqësor me ambasadorin William Walker.
“Një takim miqësor e dashamirës me Ambasadorin William Walker”, ka shkruar në facebook, deputeti Gashi, teksa ka postuar foto nga takimi i përbashkët. Takimi është mbajtur në Prishtinë.
Ambasadori William Walker ishte shef i Misionit vëzhgues të OSBE-së për Kosovën në periudhën 1998-1999.