Deputetët që do të mungojnë në punën e Kuvendit nuk do të marrin më para për rrugë

Edhe pse deri tani është praktikuar një gjë e këtillë, prej sot, Komisioni për Ligj dhe drejtësi në Kuvend ka sjellë në vendim që mos ju paguhen harxhimet e rrugës deputetëve që nuk marrin pjesë në punën e Kuvendit..

Kryetari i këtij komisioni, Petre Shilegov shkurtë ka thënë se kjo nuk është në rregull dhe bëhen harxhime të tepërta e me këtë rëndohet buxheti i Kuvendit dhe i shtetit.

”Nuk mundet më të nënshkruhen deputetët për pjesmarrje në Kuvend vetëm që të marrin harxhimet e rrugës, në ditë kur nuk janë në sallë për seancat e punës.” tha Shilegov pas sjelljes së vendimit.


2 KOMENTET

  1. deputeti eshte i zgjedhure nga populli per ta perfaqesuare ate ne nji tubim qe i thon pallament qe eshte pushti ligjedhenes une mendoje qe cdo deputet qe nuk mere pjes ne parllament pa arsytime ne baza ligjore duhet te ket ndalesa nga roga,kontributet,nga meditja ,nga shpenzimet tjera qe i takojne dhe duhet te ket sanksione edhe deri ne largime te perhershem vjen i dyti me radhe e jo te luhet ne parllament,per interesat private ritjen e pasuris pa mund se dikushe paguane nga populli dhe lypen rezulltate,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu