Kaluan 10 vite që kur ka përfunduar lufta në Kosovë ndërsa tani fillojnë të zbardhen një nga një bëmat e luftës.
Në Kosovë ka ditë që eksponentë politikë po akuzojnë njëri-tjetrin se kanë vjedhur në kohën e luftës, në skenë po dalin edhe politikanët e asaj kohe të Shqipërisë.
Milaim Zeka, deputet në parlamentin e Kosovës, në një intervistë, ka thënë se është e vërtet së ka pasur keqpërdorime të fondit vendlindja thërret dhe të 3 %, këtë e dinë të gjithë sipas tij.
Ndërsa shton se me një pjesë të atyre parave janë paguar krerët politik të Shqipërisë ne mënyrë që të lejojnë që të kaloj një maunë më armë përmes Shqipërisë. Ai ka përmendur edhe Fatos Nanon të përfshirë në këto mashtrime.
“Pjesa historike ma e ndritshme është lufta por po flasin aktor që kanë qenë kundër luftës dhe nuk po përfshihen kontribuuesit e drejtpërdrejt në luftë. Vetë fakti që në sot po bëjmë intervistë lirshëm pa u frikua kjo është fitorja më e madhe, por është bërë boll duke e akuzuar njeri tjetrin pa bazë, që ka pasur keqpërdorime të fondit vendlindja thërret dhe 3 përqindëshit, këta të gjithë ne e dimë që kemi qenë pjesë në atëkohë.
Qe ka marrë para Xhavit Haliti është me se e vërtet. Ai ka marr 8 milion apo sa ja argumentoj edhe unë, por ai reagoj pa të drejt. Mu me ka tregu një dokument Anton Quni ku Ahmet Krasniqi ka nënshkrua për para me ja dhënë Xhavit Haliti, dhe asgjë nuk u kanë marre e me dal me thanë se i kom marr sepse ato i kamë marrë për ushtarë a nëse ka marrë pare privatisht e i ka keqpërdor atëherë duhet ta ndijë vetën keq.
Duhet të dal Xhavit Haliti dhe të tregoj se sa para ju kanë dhëne krerëve politik të Shqipërisë që sot paraqiten patriotë, prej Fatos Nanos e te poshtë.”. Në Polemiken më Arben Gashit, ai e ka gabim a që Xhaviti i ka ra e nuk ka rrëshqit kjo është e vërtet.” ka thënë Zeka.