Deputeti i pasur i Kosovës del rrugëve si lypsar, ja mesazhi i fuqishëm që u përcjell kolegëve (VIDEO)

Një nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, të ardhurat e të cilit janë relativisht të larta, ka vendosur të përcjellë një mesazh tepër të fuqishëm kolegëve të tij në Kuvendin e Kosovës.

Sot ai ka bërë një dalje publike aspak të zakontë për postin që ka.

Topalli ka publikuar një video në “Facebook” duke luajtur në firzamonikë, një prej veglave muzikore të preferuara të tij, dhe përballë tij ka vendosur një kuti kartoni për të mbledhur të holla.

Në videon e publikuar, deputeti shkruan: “Ka mundësi të ndryshme për të fituar para, e JO ME KORRUPSION!”

Deputeti Faton Topalli ka përcjellë një mesazh të fortë me këtë video për politikanët e Kosovës, por që vlen edhe për ata të Shqipërisë..


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu