Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka vizituar ditën e sotme familjen e terroristit grek që u vra nga RENEA ditën e djeshme pasi qëlloi për disa orë në drejtim të tyre. Dule nuk ka surprizuar me qendrimet e tij duke akuzuar forcat e rendit të Shqipërisë.
“Është momenti i përgjegjësisë, dhe i së vërtetës. Sigurisht që policia e ka vënë vetë në pikëpyetje operacionin e saj të djeshëm. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ka pikëpyetje të mëdha për policinë e vendit tonë. Është e domosdoshme që ekspertiza mjeko-logjore të bëhet në bashkëpunim me një përfaqësues të shtetit grek. Nuk i di këto detaje lidhur me zerat për një vizitë nga ana e Tsipras”, deklaroi Dule nga Bularati.
Po ashtu gjatë ditës së sotme mësohet se policia greke do të jetë pjesë e hetimeve për vrasjen e 35-vjeçarit, ndërsa ka një notë proteste nga Athina për ambasadoren shqiptare.
Në një kohë të dytë, autoritetet greke deklaruan se Konstandinos Kaçifas u vra pasi qëlloi ndaj policisë së Shqipërisë dhe jo për çështje flamuri. /albeu.