Deputetja e AAK-së së bashku me dy fëmijët e saj rezulton pozitiv me koronavirus

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, ka njoftuar se është testuar për koronavirus dhe ka dalë pozitiv.

Kadaj Bujupi përmes Facebook-ut njoftoi se përveç saj pozitivë kanë rezultuar edhe dy fëmijët e saj.

“Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina. Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme. Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka shkruar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu