Deputetja e opozitës “tradhëton” kolegët, shkoi të votojë

Ndonëse opozita joparlamentare ka bojkotuar zgjedhjet e këtij 30 Qershori, deputetët e rinj të opozitës parlamentare duket se janë kundër këtij vendimi.

Disa deputetë të opozitës së re kanë shkuar të votojnë në qendrat e votimit të qytetit ku jetojnë.

Ndër ta është edhe deputetja e dalë nga listat e LSI Eneda Kapllani, e cila ka shkuar të votojë në qendrën 4473 të shkollës ‘Jani Minga’ në Vlorë.

Sakaq zgjedhjet do të vijojnë deri në orën 19:00, ndonëse KQZ ka treguar se deri më tani pjesëmarrja është e ulët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu