Deputetja e VMRO-DPMNE-së: Ali Ahmeti në zyrën time u takua me Mickoskin, kërkoi të hyn në Qeveri me më pak ministri se VLEN-i!

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska në një prononcim për portalin Lideri.mk dhe mbarë opinionin, i ka reaguar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ali Ahmeti thotë se është pajtuar me kryetarin Mickoski një vit më parë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, por nuk po e thotë të vërtetën për takimin në zyrën time, ku i ofroi të bëhet pjesë e Qeverisë, pa kërkuar kryetarin e Kuvendit dhe duke pranuar një vend ministror më pak se sa kërkonte VLEN-i, vetëm për të qenë pjesë e së njëjtës qeveri. Por ne mbetëm të palëkundur në atë që ishte porosi nga populli – se BDI duhet të kalojë në opozitë. Herën tjetër, para se të thotë gënjeshtra, le të mendojë me kujdes dhe të jetë i përgatitur që ne do ta themi të vërtetën”, tha Stojanovska.

“Pyetja është nëse deklarata të tilla shërbejnë për të parandaluar erozionin në anëtarësinë e tyre dhe midis mbështetësve të tyre aktualë?”, shtoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu