Deputetja Kadrijaj i thotë Varhelyit: Çfarë fuqie ka BE-ja kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t’i ketë nën menaxhim

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

Pasi Varhelyi tha se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim vizash por disa shtete të BE-së duhet bindur, Kadrijaj i ka reaguar atij duke i thënë se çfarë fuqie ka BE’ja kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t’i ketë nën menaxhim.

Ajo ka shkruar po ashtu se BE’ja i ka hy në hak Kosovës, e nëse dëshiron kthimin e besimit të popullit të Kosovës ndaj tyre, duhet t’i liberalizoj vizat.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Sot në Kosovë po qëndron Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili prapë e konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

E pakuptimtë deklarata e tij derisa ende spo mund t’i bindin disa vende që të ju lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë.

Atëherë i nderuar, cila është fuqia e BE-së kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t’i ketë nën menaxhim.

BE-ja i ka hy në hak Kosovës, e nëse dëshiron kthimin e besimit të popullit të Kosovës ndaj tyre, duhet t’i liberalizoj vizat!”-përfundon ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu