Deputetja shqiptare i kundërpërgjigjet Gruevskit dhe Zaevit: Mbetem përkrah shqiptarëve të Iliridës! Veç 1 Atdhe!”

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda para disa ditësh kishte kërkuar pavarësinë e Iliridës, duke nënkuptuar autonominë e pjesës së banuar me shqiptarë në Maqedoni.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i partisë Social-Demokrate të Zoran Zaev, në Maqedoni që i ka quajtur provokative atë që ka thënë deputetja Doda duke kërkuar që ajo të shpallet person non-grata.

“Po lexoj në media se FYROM-i ka kërkuar shpalljen time non-grata…Asnjë shqetësim… për mua është po aq i papranueshëm një shtet që nuk ka asnjë bazë egzistence dhe të vetmen pikë të përbashkët të lloj-lloj etnie, e gjen vetëm në bashkëveprimin për dhunimin e të drejtave të bashkëkombasëve tanë”, shkruan Doda në Facebook

Postimi i plotë i Mesila Dodës:

“Po lexoj në media se FYROM-i ka kërkuar shpalljen time non-grata… Asnjë shqetësim… për mua është po aq i papranueshëm një shtet që nuk ka asnjë bazë egzistence dhe të vetmen pikë të përbashkët të lloj-lloj etnie, e gjen vetëm në bashkëveprimin për dhunimin e të drejtave të bashkëkombasëve tanë. Kjo do të thotë që unë do pranoj të shkoj vetëm në Iliridë. FYROM është gjithaq non-grata për mua dhe ka pushuar së egzistuari si laborator albanofobie. Mbetem përkrah shqiptarëve të Iliridës! Veç 1 Atdhe!”


1 Koment

  1. po mir ke si thu ti ama ka shiptaritturko sllavis alia menducici e shum muslimanskishiptarci shkupitetovo ata po dojn ma shum putininerdoganin se shipnin te kesh kujdes motra shiptare se borlloku asht shum i mmadh ah ah a rronoft shiprija natirale klm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu