Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka folur mëngjesin e sotshëm në lidhje me jetën studentore dhe me studentët e gjimnazeve të Tiranës.
Sipas deputetes së re në moshë, në gjimnazet tona gjen më shpejt cigaren e hashasahit sesa shkumësat.
Në emisionin “Ditë e Re”, Mehmetaj u shpreh:
Në një gjimnaz të Tiranës apo dhe në ato të rretheve ti mund të gjesh cigaren e hashashit më shpejt sesa mund të gjesh një shkumës.
Kjo tregon që ka arritur në një pikë që duhet ndërhyrje e menjëhershme ose i gjithë brezi jonë do të marrë për keq.
Duhet të jetë policia, prokuroria, ministria e arsimit, psikologët, duhet të jenë prindërit, duhet të ketë një reagim të menjëhershëm mbi këtë fenomen”.










