Der Leyen: Evropa ka mundësi të dalë më e fuqishme nga kriza

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se me marrëveshjen e arritur për pakon buxhetore të BE-së prej 1.824 miliardë euro për periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2027 është bërë hap i madh drejt rikuperimit.

“Evropa tani ka mundësi të madhe për të dalë më e fuqishme nga kriza. Sot bëmë hap historik me të cilin të gjithë mund të krenohemi”, tha Der Leyen.

Ajo potencoi se liderët e BE-së kaluan “katër ditë dhe katër net” në negociata për pakon disavjeçare për rikuperim.

“Biseduam mbi nëntëdhjetë orë, po ia vlejti. Kjo përgjigje është sinjal se Evropa është e gatshme të veprojë. Njerëzit shpesh e akuzojnë Evropën se po bën shumë pak dhe shumë vonë, por ne treguam se në të vërtetë është krejt ndryshe”, tha Leyen.

Ajo theksoi se BE për vetëm dy muaj, që është, siç tha, rekord absolut në historinë e Unionit, arriti të vendosë instrument të ri buxhetor si “Gjenerata e re Evropë” dhe të arrijë marrëveshje për 1.824 miliardë euro financim për shtatë vitet e ardhshme, që paraqet mbi 5 për qind të BPV-së së EU27.

“Për momentin ndodhemi në krizën më të rëndë ekonomike dhe shëndetësore, por pa marrë parasysh këtë, Evropa arriti ta zgjidhë krizën në mënyrë efikase dhe e ndërlidhë solidaritetin me përgjegjësinë. Kjo nuk është vetëm dalje nga kriza, por bazë për një Evropë moderne dhe të qëndrueshme”, pohoi Von der Leyen.

Edhe pse theksoi se me këtë buxhet rikuperimi evropian do të jetë i gjelbër, se do të përshpejtohet digjitalizimi dhe do të përforcohen reformat nacionale, Von der Leyen tregoi edhe për faktin se gjatë arritjes së kompromisit ka ulje të mjeteve për disa programe të caktuara të BE-së për shëndetësi, mbrojtje dhe klimë, hulumtime, por edhe për programin dedikuar për politikë të jashtme dhe fqinjësi, nga i cili është financuar Instrumenti për ndihmë parainkuadruese.

“Kjo është për keqardhje dhe e ulë pjesën inovative të buxhetit, edhe pse 50 për qind nga i tërë buxheti mbështetë politika moderne”, përfundoi Von der Leyen.

Ajo theksoi se se marrëveshja e Këshillit të Evropës tani duhet të miratohet edhe nga ana e Parlamentit evropian, me qëllim që të hyjë në fuqi deri në fund të këtij viti.

Liderët e BE-së herët në mëngjes arritën marrëveshje për planin për rikuperim dhe buxhetin e përbashkët disavjeçar prej 1.824 miliardë euro, për periudhën 2021-2027.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu