Derbi Arsenal-Tottenham: Arteta ul kapitenin në stol, zbulohet shkaku

Tronditet Arsenal para derbit të Londrës. Në momentin e publikimit të formacioneve zyrtare të të dy ekipeve, bie në sy ulja në stol e kapitenit Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas raportimit të mediave angleze, 31-vjeçari nuk është në formacion për arsye personale. Ky ka qenë justifikimi i përdorur nga Arsenal, por sigurisht që pas kësaj fshihet diçka tjetër.

Nuk dihet nëse ka patur një zënkë mes tij e trajneri Arteta, por gjithçka pritet të mësohet pas ndeshjes. Mbetet për t’u parë nëse Aubameyang do të aktivizohet gjatë lojës apo do të qëndrojë përgjatë gjithë ndeshjes në stol.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu