Analisti politik dhe eksperti për statistika, Robert Nesimi, ka bë “exit-pollin” e parë lidhur me jehonën e votuesve deri në fund të ditës.
Analizën e tij Nesimi e ka mbështetur në rezultatet zyrtare të KSDH-së lidhur me daljen e votuesve deri në ora 10. Sipas parashikimeve të tij, deri në ora 19, kur mbyllen vendvotimet, pritet të votojnë maksimum 170 mijë votues shqiptarë, shkruan Gazeta Lajm.
“Sipas te dhënave të orës 10, deri në fund të ditës priten 750-800 mijë votues, nga të cilët 150-170.000 votues shqiptarë”, parashikon Nesimi.










