Sa herë që jeni të lodhura dhe pafuqi për t’u çuar dhe për të larë fytyrën tuaj, e vetmja gjë që iu vjen në ndihmë është një letër e lagur.
Por shumë femra janë të trembura nga efektet “negative” që këto letra mund të kenë për lëkurën.
Dermatologu Rachel Nazarian, shef i grupit të dermatologjisë në Schewiger Hospital ka treguar të vërtetën mbi përdorimin e letrave të lagura.
“Letrat e lagura duhen përdorur si zëvendësim i tamponëve të pambukut dhe shishes me pastrues. Letrat e lagura nuk zëvendësojnë larjen e fytyrës.
Fytyra duhet të lahet sërish më vonë”. Ai thekson rëndësinë që ka leximi i etiketave të letrave të lagura. Sipas tij nuk duhet të blini letra të lagura për fytyrën me përmbajtje alkooli dhe konservuesish.
“Prandaj nëse përdorni letra të lagura kujtoni dy gjëra, e para të lani fytyrën direkt të nesërmen sipas rutinës së duhur të pastrimit, dhe e dyta zgjidhni disa opsione të letrave të lagura, por pa përmbajtje alkooli.”- përfundon Nazarian.