Dështimi total i menaxhimit me komunën e Dibrës nga kuadrot e Bashkimit Demokratik për Integrim, gjatë 2020 realizimi vetëm 11 përqind

Rrugët e qytetit të Dibrës edhe pas shumë premtive gjatë fushatës mbeten ende në gjendje të mjerueshme.

Plani vjetor i Programit për ndërtim, rindërtim, mbrojtje dhe mirëmbajtje të rrugëve në qytetin e Dibrës thuajse ka dështuar. Nga ky plan nuk është realizuar thuajse asgjë nga ajo që ka qenë premtuar dhe planifikuar për vitin 2020, shkruan InfoShqip.

Buxheti i planifikuar për mirëmbajtje të rrugëve ka qene 54.900.000 denare ndërkohë është realizuar vetëm 5.811.000 denarë e konvertuar në përqindje të realizimit 11%.

Rrugë të planifikuara për ndërtim, rikonstruim dhe asfaltim kanë qenë të planifikuara 16, ndërsa të realizuara 0.

Menaxhimi i komunës së Dibrës nga kuadrot e Bashkimit Demokratik gjatë këtij viti ka dështuar dhe kjo shihet qartë duke u bazuar në mosrealizimet e planeve dhe programeve vjetore./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu