Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, e planifikuar të mbahej sot.
Mbledhja ka dështuar në mungesë kuorumi. Në sallë nuk kanë qenë të pranishëm deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke pamundësuar kështu kuorumin.
Aty ishte paraparë të raportonte Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), lidhur me vendimin për tarifat e energjisë elektrike.
Megjithatë, për shkak të mungesës së anëtarëve nga shumica parlamentare, Komisioni ka dështuar.










