Dështon sërish seanca në Kosovë! Partitë nuk bëjnë asnjë hap pas, kriza vetëm thellohet

Për të 20-ën herë radhazi dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës. As thirrja e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që partitë parlamentare të bashkëpunojnë për të zhbllokuar ngërçin politik në vend, nuk solli ndryshim.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

Deputetja e Nismës, Arbëresha Krasniqi, u shpreh se Fatmir Limaj e meriton postin e kryeparlamentarit. Sa për takimet e Kurtit me Limajn, ajo theksoi se ky i fundit do të flasë në debate televizive për to.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në lidhje me kaosin politik. Deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për të konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas këtij procesi mund të formohet qeveria e re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu