Situata në Bosnje Hercegovinë mund të përshkallëzohet në çdo kohë, siç ndodhi muajin e kaluar në Kosovë. Kete ka dellaruar kompandanti i ri i trupave te Natos ne Bosnje Hercegovine.
Forcat Hungareze të Mbrojtjes tashmë kanë dëshmuar se janë të afta të udhëheqin një operacion të madh të NATO-s, tha për mediat hungareze komandanti i ri i misionit EUFOR Althea në Bosnje dhe Hercegovinë,
Ai tha se forcat e KFOR-it do të ndërhyjnë në vend vetëm nëse policia nuk do të jetë në gjendje të sigurojë paqen.
Sticz tha se rrënja e situatës aktuale është konflikti i armatosur i viteve 1992-95. Ajo përfundoi me Marrëveshjen e Dejtonit, duke përcaktuar të ardhmen e rajonit.
Operacioni Althea ose i njohur zyrtarisht si EUFOR (Forcat e Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë) është një forcë ndërkombëtare që vepron nën autoritetin e Këshillit Evropian. Operacioni ushtarak filloi më 2 dhjetor 2004, nëntë vjet pas luftës në beh, me detyrën kryesore të një misioni paqeruajtës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Pas vendimit të Komitetit Politik dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, në janar 2024, Hungaria ofroi të drejtojë EUFOR ALTHEA për herë të parë.










