Detaje për takimin e LSDM-së ku nuk u mor vendimi për zgjedhjet (VIDEO)

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së nuk arriti që të merret vesh nëse do të pranojë sfidën e VMRO DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale, kështu që java e ardhshme do të jetë java e përgjigjeve. Sekretari i përgjithshëm i partisë Aleksandar Kiracoski, mbrëmë vonë njoftoi se brenda kryesisë ka shumëllojshmëri mendimesh për dhe kundër zgjedhjeve, prandaj edhe nuk ka patur epilog përfundimtar. Por gjatë javës që vjen patjetër të ketë përgjigje pro ose kundër kërkesës së VMRO-së, pasi që edhe përgatitjet për zgjedhjet presidenciale nuk janë shumë larg.

Aleksandar Kiracovski, LSDM

“U shqyrtuan dobësitë dhe përparësitë e propozimit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale. Duke u nisur nga interesi i qytetarëve, organi më i lartë i partisë do të kuvendojë javën që vjen dhe do të merr vendimin nëse do të ketë zgjedhjet të parakohshme. LSDM në zgjedhjet e ardhshme do të korrë fitore, pavarësisht se çfarë zgjedhjesh do të kemi. LSDM dëshiron një Maqedoni të sigurtë, anëtare të NATO –së dhe BE-së”

Teksa po bisedohet për zgjedhjet e mundshme, LSDM ka nisur edhe debatin e brendshëm për kandidatin presidencial. Sipas paralajmërimeve, më 3 mars, në Kongresin partiak të LSMD-së do të dihet emri që do të kandidojë për kryetar shteti. Do të propozohen edhe kandidatët për kryetar të Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës, pasi me këto qytete çpo kryesojnë ushtrues detyre. Kryetarët e Dibrës dhe Ohrit ndërruan jetë, ndërsa ish kryetar i Novo Sellës u shkarkuar pasi u dënua për kontrabandim me cigare.

VMRO DPMNE-ja ka reaguar ndaj prolongimit të vendimit, duke e quajtur këtë si tentativë për të ikur nga ballafaqimi me popullin dhe VMRO-në.

VMRO DPMNE

“LSDM është e frikësuar. E di se populli më nuk e ka ndërmend që ta tolerojë krimin dhe paaftësinë e tyre, prandaj edhe iu shmangën vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. E lanë Zoran Zaevin që të vendosë në mes interesave të popullit dhe shtetit dhe interesave të kartelit kriminel. Shpëtimi i vetëm për Maqedoninë që kjo Qeveri e ka lënë në zi, janë zgjedhjet e parakohshme. LSDM kishte dy vjet dhe nuk bëri asgjë për shtetin dhe qytetarët. Harxhuan miliarda denarë të popullit ndërsa nuk realizuan asnjë projekt. Nevojiten zgjedhje urgjente të parakohshme parlamentare”

Teksa LSDM-ja ka dilema nëse do të shkojë ose jo në zgjedhje, BDI-ja ende është konzistente në qëndrimin kundër zgjedhjeve. Edhe pse janë të bindur se do të dalin edhe më të fortë, besojnë se nuk është koha edhe për një palë zgjedhje./SHENJA

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu