Cristiano Ronaldo nuk u përfshi në fitoren e Ligës së Kampionëve të martën ndaj Lokomotiv Moskës 2-1 dhe ai madje u përpoq të ndalte golin e shokut të tij të skuadrës duke bërë thirrje për pozitë jashtë loje, sipas disa tifozëve.
Paulo Dybala ishte heroi i Juventusit në fitoren me rikthim nga 0-1 në 2-1, falë dy golave të vonshëm nga sulmuesi argjentinas.
Megjithatë, bashkëlojtari i tij, Ronaldo si duket nuk ishte aspak i lumtur që ylli argjentinas ia ‘vodhi’ shfaqjen.
Te goli i dytë i Dybalas, Ronaldo ishte në të vërtetë në një pozicion jashtë loje, dhe për disa dukej se ai ngriti dorën e tij për të kërkuar pozitë jashtë loje.
Edhe pse nuk dukej aq i lumtur, portugezi iu bashkua bashkëlojtarëve në festën e golit të fitores për Bianconerët.
Nuk është hera e parë që ish-sulmuesi i Manchester Unitedit është kritikuar për mos festimin e golave të shokëve të tij.
Në një moment gjatë kohës së tij në Spanjë ai dukej i mërzitur sa herë që Gareth Bale shënonte për Real Madridin.
VIDEO:
Ronaldo is rasing his hand for offside just because dybala scored lmao#Juventus #Dybala #Ronaldo #Cristiano #CristianoRonaldo #UEFA #uefachampionsleague pic.twitter.com/nShWdL2tyb
— MessiTheBest (@Messination99) October 22, 2019
2-1 Paulino Paulino #Dybala #JuveLokomotiv pic.twitter.com/8EoeCUxm6R
— ‘78 Only 🔝 People (@elvan3000) October 22, 2019
So Dybala jist scored the winning goal for Juv and Ronaldo asking for offside rather then celebrating with his team mate pic.twitter.com/t6cHhR1rzj
— Frank Lampard (@iTweetLampard) October 22, 2019
Is ronaldo asking for the offside flag? https://t.co/YcPyMyWrmQ
— Mario Reyes (@bluebloodcfc19) October 22, 2019










