Detaji ‘sekret’ që Ramush Haradinaj e tha pa dashje për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës

Ramush Haradinaj në një intervistë më ndryshe ka ndarë detaje e kujtime nga lufta, qëndrimi i tij në Hagë e po ashtu ka shprehur edhe pikëpamjet e tij për politikën aktuale.

Ndër të tjerash ai ka kujtuar edhe ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës të cilën e përjetoi teksa ishte ne në paraburgimi në Hagë.

Në emisionin “1 kafe me Labin” në RTV21 Ramush Haradinaj tha se e dinte pak a shumë ditën e shpalljes së Pavarësisë, derisa u shpreh se ishin parapërgatitur për ta festuar, e kishin kërkuar edhe ëmbëlsira, por gjithmonë siç tha ai me një pretekst tjetër pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë.

“E kemi pasur edhe datën , kuptohet nuk i kemi keqpërdor ato informata“, tha ndër tjerash ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu