“Dhëmbë për dhëmbë”, hakmerret BE-ja ndaj presidentit Trump

Lufta tregtare mes BE-së dhe Amerikës duket pas derës. Bashkimi Europian të premten do të nisë sagën e tarifave hakmarrëse kundër eksporteve amerikane, ka deklaruar një zyrtar i lartë.

Lëvizja vjen pasi presidenti amerikan President Donald Trump vendosi detyrime të mëdha tarifore për çelikun dhe aluminin herët këtë muaj.

Eksportet amerikane si blue jeans, motoçikleta dhe uiski burbon do të taksohen, konfirmoi komisionerja e tregtisë Cecilia Malmstrom.

Megjithatë ajo shtoi se blloku “nuk donte të ishte në këtë pozitë “.

Cecilla u shpreh se:

Vendimi i njëanshëm dhe i pajustifikuar i SHBA-ve për të imponuar tarifat mbi çelikun dhe aluminin e BE-së do të thotë që ne mbetemi pa zgjedhje të tjera.”
Brukseli hartoi listën e produkteve në mars, kur fillimisht presidenti Trump propozoi tarifat 25 për qind mbi importet e çelikut dhe 10 për qind mbi aluminin e BE-së, të cilat gjithashtu synojnë Kanadanë, Meksikën dhe aleatë të tjerë të ngushtë të SHBA-ve.

Lëngu i portokallit, qumështi, gjalpi janë në shënjestër mes shumë mallrave të tjera.

Kjo nismë vjen në mes të një marrëdhënie intensive tregtare midis SHBA-ve dhe partnerëve të saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu