Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump, Jared Kouchner dhe zëvendësi i tij, Avi Berkovic, janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tyre në arritjen e katër marrëveshjeve midis Izraelit dhe shteteve arabe të njohura si “Abraham“.
Të dërguarit sepcialë të SHBA në Lindjen e Mesme u nominuan për Çmimin nga avokati Alan Dersovich, profesor nderi i drejtësisë në Harvard. Marrëveshjet historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara që njihen ndryshe si “Marrëveshjet e Abrahamit”, konsiderohen zhvillimi më i rëndësishëm diplomatik në Lindjen e Mesme në 25 vitet e fundit, veçanërisht në një kohë kur rajoni po përgatitet për një konflikt me Iranin.
Jared Kouchner, në një deklaratë për mediat, tha se ndihej i nderuar që u emërua për çmimin. Mes kandiatëve të këtij viti janë opozitari rus Alexei Navalny, aktivistja kundër ndryshimit të klimës Greta Tunberg, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe personalitete e organizata të tjera.









