Dhjetë futbollistët që i “fali” Barcelona

Jeremy Mathieu tashmë është një lojtar i skuadrës portugeze të Sporting Lisbonës.

Barça ka arritur një marrëveshje me lojtarin për përfundimin e hershëm të kontratës së tyre, kështu që francezi është larguar si lojtar i lirë, tre vjet pasi kishte arritur për 20 milionë euro prej Valencias.

Nuk është hera e parë që Barça ‘liron’ lojtarët dhe nuk arkëton asnjë qindakë.

Verën e kaluar, katër lojtarë shkuan falas, ku në sy ka rënë Dani Alves dhe Sandro Ramírez, të cilët këtë sezon kanë shkëlqyer në Juventus, përkatësisht Malaga.

Gjithashtu Alex Song dhe Martin Montoya u larguan nga klubi katalanas te Rubin Kazani dhe Valencia, të cilat nuk paguan asgjë.

Përveç kësaj, Adriano u largua për më pak më shumë se një milion euro, Allen Halilovic i solli pesë milionë euro ndërsa tetë Marc Bartra.

Vite më parë kishte raste të ngjashme, ku Ibrahim Afellay u lirua si lojtar i lirë dhe David Villa u largua vetëm për katër milionë euro për në Atletico Madrid.

Barça shpreson të bëjë më shumë para gjatë shitjeve të ardhshme në mënyrë që të balancoj financat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu