Dhjetëra të arrestuar në Bjellorusi në marshet kundër Lukashenkës

Forcat e sigurisë së Bjellorusisë kanë arrestuar dhjetëra persona në mbarë vendin, pas pothuajse katër muajve që kur kanë nisur protestat ku kërkohet largimi nga pushteti i Alyaksandar Lukashenkës. Protestuesit u mblodhën në Minsk dhe në shumë qytete të tjera bjelloruse për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të gushtit, të cilat sipas opozitës, u manipuluan.

Në zgjedhjet e 9 gushtit, Lukashenka tha se fitoi mandatin e gjashtë presidencial, por kandidatja opozitare Svyatlana Tsikhanouskaya besohet se ka qenë fituesja e zgjedhjeve dhe ajo ka bërë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkës, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Perëndimi ka refuzuar që ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe ka vendosur sanksione ndaj Lukashenkës dhe zyrtarëve kryesorë në Bjellorusi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu