Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayısman, pas martesës më 13 shkurt në Los Angeles, po e shijojnë jetën në çift më shumë se kushdo. Aktori simpatik, i cili po përgatitet për të filluar projektet e reja televizive në shtator, i ka bërë një surprizë të jashtëzakonshme bashkëshortes.
Jetë e re, makinë e re
Tolgahan Sayısman ka shpenzuar plot 170 mijë paund për një makinë me kilometrazh zero për Almedën, që kohët e fundit kishte dhënë sinjale për një makinë. Një Mercedes i gjithi për Abazin. Miss-i ka përfituar nga rasti për të bërë një xhiro me makinën e re në rrugët e Stambollit. Pa dyshim, dukej shumë e lumtur për dhuratën e bashkëshortit.











