Dhuratat me diamantë e 30 mijë eurot fundosin Saimir Tahirin

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave të rënda që rëndojnë mbi të.

Tahiri akuzohet për bashkëpunim me grupime kriminale, trafik droge, korrupsion si dhe edhe ndaj tij ka nisur një hetim pasuror.

Prej disa kohësh, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe prej 3 ditësh i është bllokuar edhe pashaporta.

Dy ditë më parë në media u publikuan fakte të reja mbi përfshirjen e Tahirit në këtë aktivitet kriminal, si përgjime dhe zbardhje bisedash private mes bashkëshortes së tij dhe biznesmenit Orest Sota që u kap me 863 mijë euro në makinë.

Ditën e sotme në media po aluadohet fort për një ekstradim të ish-ministrit Tahiri drejt Italisë ku mund të hetohet dhe gjykohet bashkë me kushërinjtë e tij të largët, Habilajt.

Në artikullin më poshtë ju zbardhim disa nga pasazhet e përgjimeve italiane, ku banda e Habilajve flet për shumë të mëdha parash, dhurata të shtrenjta me diamantë që bëheshin në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pjesë nga përgjimi për gjerdanin me diamantë për gruan e Tahirit

Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin…që e kishte kështu…kostumin…

E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?…Një gjerdan që kushton 15.000 euro…

Po përveç Sokolit që morri para për punën, Saimir nuk donte para. Është e qartë, sepse … me ata.., dhe i dha… gjerdan me diamante.

Pjesë nga përgjimi për makinën e Tahirit:

Meridiani: Ishte i kushëririt tonë ai… kryeministri, vëllai si quhet? Çfarë është tani ai? Avduli: Saimiri?

Meridiani: Saimir Tahiri…’01’ e ka Presidenti, ’02’ e ka Kryeministri, ’03’ e kishte ky, Saimiri.

Maridiani: Po ai është Ministër i Brendshëm. Avduli: Targat e qeverisë, u hiqen targat makinave të qeverisë kur shiten?

Maridiani: Po ai ia kia dhënë Artanit me të gjitha dokumentat, ta marrë dreqi, çfarë thotë ky shiten. Burri: Ua heqin është e tij personale, O vëlla!

Avduli: Është përsonale, nuk është e punës. Maridiani: Po atë e ka dhënë kështu, në mirëbesim,. Nuk e ka dhënë… me sa ka dashur ai ia ka blerë.”

Pjesë nga përgjimi për eurot që dërgoheshin në emër të Tahirit:

Moisiu: Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara.

30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu