Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të martën, më 15 qershor, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Do të jetë ky takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Stano.
Sipas tij, këto takime do të ndërmjetësohen nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell dhe i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.









