Dialogu me Serbinë, Thaçi në konferencë për media: Kosova është gati

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është gati të rikthehet në tavolinën e dialogut me Serbinë, për një marrëveshje e cila përfundon me njohje reciprok.

Kështu bëri të ditur ai në një konferencë për media ku tha se Kosova në këtë proces ka përkrah SHBA’në dhe aleatët tjerë ndërkombëtarë.

“Si president i vendit shpreh mirënjohjen dhe jam i inkurajuar pasi kemi cdo pengese përms së cilës Serbia tentoi t’i ikë dialogut.

Së pari Kosova në këtë proces është bashkë me SHBA’në dhe aleatët tjerë, i cili do të përfundojë me njohje. Nuk kemi çfarë të hezitojmë”, ka thënë Thaçi, shkruan Gazeta Metro.

Në fund Presidenti ka bërë thirrje që dialogu të nis më shpejt, pasi Kosova është gati.

“Jam i sigurt dhe ne kemi shpresë që do të përmbyllet në vullnet të qytetarëve të vendit. Duhet të lëvizim sa më shpejt që të jemi pjesë e BE’së dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare. Prandaj Kosova është gati.”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia pritet që shumë shpejt të kthehen në tavolinën e dialogut pas heqjes së masës së reciprocitetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu