Diamanti me vlerë marramendëse vidhet në ankand

Policia japoneze, është duke kryer hetimet pasi një diamant në vlerë prej 2,7 milionë dollar, dyshohet se ishte vjedhur nga një shfaqje ndërkombëtare pranë Tokios.

Diamanti 50 karatësh u pa për herë të fundit brenda një vitrine xhami. Ndërsa një orë më vonë, diamanti ishe I zhdukur dhe vitrina ku ai gjendej, u hap, sipas policisë.

Poicia tha se ata dyshojnë se kjo vjedhje ndodhi dikur në orën e fundit të ekspozitës, në Yokohama afër Tokios.
Hetuesit po kontrollojnë pamjet e kamerave të sigurisë, që treguan një burrë që po vinte drejt vitrinës gjatë kohës që kishte dyshime se ndodhi vjedhja.

Ekspozita 3 ditore përfundoi të premten, ashtu siç ishte planfikuar. Rreth 410 dyqane argjendarish nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 vizitorë u mblodhën, sipas organizatorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu