Veprimtari i njohur i komunitetit dibran në Amerikë, Dibran Begu, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të qytetit të Dibrës, Fisnik Mela.
Begu, i cili prej më shumë se një dekade jeton dhe punon në New York dhe New Jersey, është i njohur për angazhimin e tij në organizata joqeveritare dhe kulturore që promovojnë ruajtjen e identitetit dhe traditave dibrane në diasporë. Ai ka qenë një zë i fuqishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet Dibrës dhe komunitetit dibran në SHBA.
Në një deklaratë për mediat, Begu thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe mbështetjes për kandidatin që, sipas tij, sjell vizion dhe energji të re:
“Përshëndetje, dua të mbështes gjithashtu Fisnikun—çdo votë ka rëndësi! Kam mbi 10 vjet eksperiencë në industrinë e pasurive të paluajtshme në NYC dhe NJ, dhe jam i përkushtuar që komuniteti ynë të lulëzojë, që brezat e ardhshëm të kenë mundësi dhe mbështetje të merituar, dhe që të gjithë të qëndrojmë të lidhur me rrënjët tona,” – shprehet Begu.
Ai shton se shumë anëtarë të komunitetit dibran në New York, New Jersey dhe Arizona e njohin përmes viteve të përfshirjes së tij në aktivitetet komunitare dhe kulturore:
“Çdo vit sjell fëmijët e mi për të festuar dhe për t’u lidhur me trashëgiminë tonë, dhe dua të vazhdoj ta bëj këtë edhe në vitet që vijnë.”
Në përfundim, Begu shprehet me bindje se Fisnik Mela është kandidati i duhur për të udhëhequr Dibrën drejt një të ardhmeje më të mirë:
“Fisniku është i vetmi kandidat me vizion, përkushtim dhe udhëheqje për të drejtuar qytetin tonë drejt një të ardhmeje të suksesshme. Dibrës i duhen ide të reja, veprime vendimtare dhe ndryshim real, dhe Fisniku është ky ndryshim. Me udhëheqjen e tij, mund të ndërtojmë programe më të forta, të fuqizojmë të rinjtë dhe të forcojmë lidhjet tona komunitare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Unë e mbështes plotësisht Fisnikun dhe inkurajoj të gjithë të votojnë për të ardhmen e vendit tonë pasiqë varet prej kësaj!”, është shprehur ai.










