Soni Malaj dhe Elvana Gjata dikur kanë qenë mikesha të ngushta dhe të pandashme me njëra tjetrën, por krisja mes tyre erdhi papritur.
Në kohën kur Soni dhe Flori i dhanë fund historisë së tyre disavjeçare, aty mbaroi edhe shoqëria me Elvanën.
U përfol shumë se mes Florit dhe Sonit hyri Elvana, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë drejtpërsëdrejti nga këngëtarët.
Pas kaq shumë vitesh Soni e ftuar në emisionin “Hang Over” të Roza Latit është pyetur për suksesin e Elvanës por ja si ka qenë përgjigja e saj.
“Sikurse kam parë edhe “Four Seasons” të Dafina Zeqirit apo “Redrum” të Eran Istrefit, kushdo nga artistët tanë që bën përçarje për të shkuar në botë, ashtu si Bleona Qerreti ka bërë me Timerland, Bleona ka ecur goxha përpara, padyshim që kanë jo vetëm përkrahjen time por edhe të gjithë publikut shqiptar…” tha Soni.








