Dimitrov dhe Koxias takohen bashkë me Nimicin në Vjenë

Takim i ri në kuadër të procesit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, nën ndërmjetësimin e negociatorit, Methju Nimic në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme do të mbahet sot në Vjenë, kumtuan nga MPJ.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias sot do të kenë takim të përbashkët me ndërmjetësin, Methju Nimic në të cilin është parashikuar të intensifikohen negociatat dhe do ta shqyrtojnë propozimin e ndërmjetësuesit.

Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu