Dimitrov ftohet të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Gracit në Austri

Me ftesë të Universitetit të Gracit, në Austri, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të mbaj një ligjëratë në këtë universitet.

Kjo ligjëratë do të përmbyllet me një debat rreth temës “Përmes Prespës deri në Evropë: Integrimi Evropian i Maqedonisë së Veriut”.

Vëmendje e posaçme do t’i jepet Marrëveshjes së Prespës, evropianizimit si proces që kontribuon në tejkalimin e konflikteve dhe çështjeve në rajon.

Gjatë qëndrimit në Austri, Dimitrov do të realizojë edhe disa takime me këshillëtarë shtetëror lokal, dhe me përfaqësues të bashkësisë afariste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu