Dimitrov në Budapest, temë bisede përsëri eurointegrimi i vendit

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të grupit të Vishegradit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Budapest.

Takimi i sivjetmë në Budapest mbahet në kuadër të presidencës hungareze me grupin e Vishegradit, ndërsa gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ministrat e punëve të brendshme të Estonisë, Rumanisë dhe Sllovenisë. Tema kryesore e takimit është euro-integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Grupi i Vishegradit – V4, të cilin e përbëjnë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, është mbështetës tradicional i perspektivës evropiane të Ballkanit. Kjo konfirmohet edhe me mbajtjen e takimeve të rregullta vjeshtore të ministrave të punëve të jashtme në formatin V4 dhe Ballkani Përendimor. Dimitrov në takim do të merr pjesë me ftesë të kolegut hungarez Peter Sijarto./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu