Diplomati suedez: Serbia duhet ta njohë Kosovën, Vuçiçi e di se kjo është rruga e vetme që ky shtet ka

Bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, Carl Bildt, njëherësh përfaqësuesi i parë i lartë në Bosnje e Hercegovinë, ka thënë se Serbia do të duhet ta njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Në një intervistë për ‘Politicki.ba, Bildt tha se presidenti serb, Aleksandar Vucic e ka pasur rastin që ta bëjë këtë dikur, por tanimë ai moment ka kaluar.

Mirëpo sipas tij, Vucic e di se kjo është rruga e Serbisë drejt BE’së.

“Në një moment, Serbia do të duhet ta njohë Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një moment e ka pasur fuqinë për një vendim të tillë, por ai moment është lëshuar. Dhe ai e di që ky është çelës për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian”, tha Bildt në këtë intervistë.

Vlen të theksohet se Vucic vazhdimisht ka thënë se nuk do ta njeh Kosovën si shtet i pavarur, mirëpo nga SHBA dhe BE kanë deklaruar se marrëveshja finale mes dy vendeve duhet të përfundojë me njohje reciproke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu