“Dita e gjykimit”, çfarë do të ndodhë sot në oren 18:00?

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme sot për konstituimin e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidaturave të Vettingut.

Mbledhja e jashtëzakonshme është thirrur disa orë pasi mbrëmë përfundoi afati ligjor i regjistrimit të partive politike në KQZ, ndërkohë që opozita ndodhet tashmë ligjërisht jashtë zgjedhjeve të qershori, kurse LSI ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhje pa opozitën.

Në këto kushte, gazeta “Dita” shkruan sot se diçka e madhe do të ndodhë. Kjo “diçka e madhe” mund të jetë edhe largimi i LSI-së nga qeveria sipas saj, ç’ka do të shkaktonte një tërmet politik në Tiranë.

PS-LSI kanë patur një marrëdhënie të tensionuar gjatë ditëve të fundit, ku Meta thekson se s’do të ketë zgjedhje pa opozitën, ndërkohë që jo më larg se mbrëmë, Rama deklaroi se zgjedhjet janë të qytetarëve dhe partitë mund të mos marrin pjesë në to, por s’mund të pengojnë pjesëmarrjen e shqiptarëve duke këmbëngulur tek idea e zhvillimit të zgjedhjeve edhe pa Bashën.

“Diçka e madhe” do të ndodhë sot, por të presim orën 18:00 për të parë nëse do të rikonfirmohet maxhoranca e majtë./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu