Komisioni Europian ka rekomanduar sot hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.
Në një deklaratë së bashku me eurokomisionerin Hahn, Federica Mogherini ka dhënë lajmin e mirë nga Brukseli.
“Sot komisioni rekomandon celjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët.
Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim, po angazhimi ynë është i madh.
Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë, sot KE vendos që të hapen negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”- tha Mogherini.
“Urime. Jam shumë i lumtur. Hap i madh për Shqipërinë. Rekomandim pa kushte nga Komisioni Europian për të hapur negociatat. Shqipëria e meriton! Dhe tani presim që Këshilli të pranojë gjithashtu”, shkruan Fleckenstein në Twitter. /albeu