Ditë tjetër e zezë për Italinë: Shkon mbi 10 mijë numri i viktimave nga koronavirusi

Shifra alarmante të të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Itali, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 889 vdekje. Në Itali, vendin më të prekur nga ky virus në tërë botën së fundmi janë shënuar 7 mijë e 65 raste të reja me Covid-19.

Ndërkaq, që nga rasti i parë i konfirmuar deri më tani janë shënuar gjithsej 10 mijë e 23 viktima si pasojë e infektimit nga koronavirusi në Itali.

Kujtojmë se vetë dje, në këtë vend, i cili tashmë është epiqendra e këtij virusi, numri i të vdekurve ka arritur shifrën më të madhe të shënuar, me mbi 900 viktima brenda 24 orëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu