Mëngjesi i ditëlindjes ishte një mëngjes si gjithë të tjerët për Edi Ramën. Si zakonisht ai e nisi ditën me pamje nga Shqipëria, e sot ka zgjedhur një Kishë të vjetër në Bënjë të Përmetit.
Ai sot mbush plot 53-vjeç, dhe këtë herë ai e feston ditëlindjen bashkë me fitoren e një mandati të dytë, ashtu siç ai dëshironte, i vetëm në timon.
Edhe pse në facebook-un e kryeministrit nuk është e hapur mundësia për ta uruar, sepse postimet i ka të mbyllura, kjo nuk i ka ndalur ndjekësit e tij për ta uruar, dhe nuk janë të paktë në numër.
Një rastësi është se Rama e feston ditëlindjen në një ditë me Amerikën, shembullin të cilin ai e ndjek për formimin e shtetit të së drejtës.
Kështu nisi dita e kryeministrit dhe presim të shohim surprizat, buqetat me lule, pusullat e urimit apo dhuratat e tjera, megjithëse nuk e vëmë në dyshim se ai dhuratën më të madhe e ka marrë më 25 qershor.











