Djali i Agron Llakaj mbush 30 vjeç, fjalët e tij për të birin emocionojnë

Aktori i humorit Agron Llakaj, përveç suksesit në skenë është edhe një familjar i përkushtuar. Hera herës ai nuk lë pa përmendur dhe ndarë me publikun momente të rëndësishme nga jeta e tij familjare.

E sot për familjen Llakaj është një ditë e shënuar, djali i Agronit, Eno mbush 30 vjeç. Me këtë rast, Agroni i bën një urim të ndjerë në rrjetet sociale, ku e quan shokun e ngushtë, dhe i kujton se nisi moshën e burrërimit.

“Në urimin e tij ai e ka quajtur Eno shokun e tij më të ngushtë. “Shoku im i ngushtë Eno! 28 Mars 1987 erdhe në jetën time dhe në jetën tonë…Shumë herë ta kam uruar këtë datë dhe shpresoj ta uroj edhe shumë e shumë herë….Sot nise moshën e ‘burrërimit’, mosha e ndryshimit dhe përjetimit të ngjarjeve të mëdha dhe të bukura në jetën tënde! Zoti të dhëntë jetë të gjatë, dashuri dhe u gëzofsh gjithë jetën tënde! Gëzuar 30 vjetorin biri dhe shoku im! Edhe 100!”, shkruan aktori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu