Djali i Ali Khameneit shpallet lider suprem i Iranit, Trump: Peshë e lehtë për mua

Irani ka njoftuar zyrtarisht se Mojtaba Khamenei, djali i Ajatollahut të vrarë Ali Khamenei, është zgjedhur si Lideri i ri Suprem i vendit, duke siguruar kështu vazhdimësinë e pushtetit në duart e rrymës konservatore.

Lajmi u konfirmua nga Ajatollah Hosseinali Eshkevari, anëtar i Kuvendit të Ekspertëve, i cili deklaroi se procesi i votimit ka përfunduar dhe emri do të shpallet së shpejti, me mesazhin e prerë se “emri i Khameneit do të vazhdojë”. Ky emërim vjen në një moment kritik, pas vrasjes së Ali Khameneit gjatë ditës së parë të sulmeve të koordinuara amerikano-izraelite mbi Iranin.

Presidenti amerikan Donald Trump theksoi se dëshironte të përfshihej në zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit.

Ai u pyet për zgjedhjen e Mojtaba Khamenei.

“Djali i Khameneit është i lehtë, djali i Khameneit është i papranueshëm për mua. Ne duam diçka që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran”, tha Trump./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu