Djali i Ardit Gjebreas feston ditëlindjen, Ardito dhe Anila i dedikojnë fjalët emocionuese

Në familjen e Ardit Gjebreas ka vend për festë. I biri Joni feston ditëlindjen. Urimet kanë qenë të shumta nga miqtë dhe të afërmit por urimi i Arditit ishte ai që rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve.

‘Në këtë 32 vjetor tëndin Jon Gjebrea realizoj përfundimisht se djalin e përjetshëm, e kam edhe shok.
Tashmë u bë kohë që i ke dorëzuar plotësisht patericat e prindërimit tonë, dhe bekoj të ardhmen në lirinë tënde, besimplotë për rrugëtimin që ke nisur.
Krenar për ty, Jon!

Po ashtu dhe urimi i të ëmës ishte tejet emocionues krahas një kujtimi të veçantë ajo shkruan:

Gëzuar shpirt i bukur. Je bekimi ynë i parë, dashuri e madhe që zbukuron ditët tona. Të duam shumë dhe jemi krenare për ty Jon. Perendia të pastë në mbrojtje duke vigjëluar dhe udhëhequr hapat e tu. Qofsh i rrethuar me dashuri Hyjnore dhe lumë bekimesh me shumicë nga Ati ynë qiellor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu