Adem Demaçi, simbol i sakrificës dhe rezistencës kombëtare, ka motivuar breza të tërë të kosovarëve që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri dhe pavarësi, shkruan Gazeta Metro.
Demaçi ka kryer studimet në Degën e Letërsisë Botërore në Universitetin e Beogradit, dhe u kthye në Prishtinë ku gjeti punë në veprimtarinë botuese të ndërmarrjes “Rilindja”.
Për t’ju njohur më mire me jetën e tij, Gazeta Metro ka zgjedhur disa fakte që ndoshta s’i keni ditur:
1.Kandidat për çmimin Nobel, dy herë. Herën e pare në vitin 1992, dhe pastaj në vitin 2016.
2.Më 2010 mori titullin Hero i Kosovës.
3.28 vjet burg.
Herën e parë u arrestua në nëntor të vitit 1958 në Prishtinë nga qeveria autoritare e Ish-Jugosllavisë, që udhëhiqej nga komunisti Josip Broz Tito. Qëndroi tri vjet në burg por ai u burgos përsëri në vitet 1964-1974 dhe 1975-1990. Nga burgu u lirua vetëm pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1990.
4.Djali i Adem Demaçit, quhet Shqiptar. Ky emër sigurisht vjen nga patriotizimi i madh i tij.
5.Jeta e tij, dhe lufta për lirinë e vendit që bëri gjatë gjithë jetës, bëri që ai të njihet edhe si Mandela i Kosovës.
6.Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare.
Demaçi ka vdekur më 26 korrik 2018 në Prishtinë, Kosovë në moshën 82-vjeçare./gazetametro