Dje Grubi, sot Bujari – BDI burim i lajmeve të rrejshme. Nuk ka as takim Mickoski- Ahmeti

BDI në vazhdimësi po shpërndan lajme të rrejshme me qëllim për të krijuar huti në opinion. Kjo vërehet edhe nga disa lajme që po i shpërndajnë këtyre ditëve nëpër portale të tyre, ku merren me një montazhë të një deklarate të kryeministrit Hristijan Mickoski publikuar kinse në disa media maqedone e që ka të bëjë kundër VLEN-it.

Në fakt në këto informacione nuk ka asgjë të vërtetë, përveç gënjeshtrave dhe vardisjes së pastër të BDI-së ndaj pushtetit.

Këto spekulime kundër VLEN-it po i shohim përditë. E nisi Artan Grubi me portalet e tij, po e vazhdon me të njëjtin avaz Bujar Osmani. Pra, ne themi mos i besoni BDI-së sepse gënjejnë.

Madje burimet tona thonë se nuk pritet takim tet a tet mes Mickoskit dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti që nga kjo parti opozitare me aq pompozitet e paralajmëruan pas takimit të liderëve.

Këto janë vetëm tentativa të zbehta, sepse gjitha veprimet e tyre qoftë përmes portaleve apo eksponentëve të saj kanë vetëm një qëllim: gjetjen e një dere më të vogël për pushtet, kurrë mbrojtjen e interesave shqiptare.

Opinioni dhe shqiptarët e dinë mirë; BDI për 20 vite pushtet i bëri vetëm dëm kësaj shoqërie dhe shqiptarëve. Tani ka kush i mbron ata, është VLEN që dëgjon hallet e tyre dhe është krah shqiptarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu