Djukanovic i ashpër me qeverinë e re malazeze: Nuk duam shtet të cilin e udhëheq Kisha Serbe

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, që është edhe lideri i tash partisë kryesore opozitare malazeze DPS, porositi në Niksic se kjo parti nuk dëshiron shtet të modelit mesjetar.

“Ky model nënkupton se nga kisha do të qeverisej me shtetin”, tha Djukanovic e shtoi se DPS dëshiron Malin e Zi demokratik, në të cilin bashkësitë fetare do ta kenë vendin e tyre.

Djukanovic premtoi se partia e tij do të reflektoj e në kongresin e ardhshëm të partisë në muajin janar të vitit të ardhshëm dhe do të paraqitet me mençuri para publikut që të rikthej besimin e qytetarëve malazezë.

Djukanovic që ishte në konflikt të hapur me Kishën Ortodokse të Serbisë që nuk e pranon ligjin e ri për bashkësitë fetare në Mal të Zi, që u miratua nga legjislacioni paraprak malazez, e tani kundërshtohet nga qeveria e re, koalicioni i së cilës u formua me ndihmën e kishës serbe, është zotuar se do të ndryshoj këtë ligj.

Ai ju kthye edhe temës së pushtetit aktual malazez të cilët i vlerësoi si jo kompetentë kur tha se “ata në të vërtetë nuk kanë dijeni për problemet, as në politikën e Ballkanit, as asaj europiane, e as asaj malazeze”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu