Djukanovic paralajmëron Kishën Serbe: Mashtrohet ai që mendon se do të detyroj kapitullimin e shtetit me protesta

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, tha se beson në dialog rreth ligjit për liritë fetare mes Kryeministrit malazez Dusan Markovic dhe Mitropolitit Amfilohije të Malit të Zi dhe Bregdetit nga Kisha Ortodokse Serbe. Djukanovic shtoi se për këtë nuk ka zgjidhje tjetër pasi shteti malazez nuk pranon shantazh.

Në një intervistë për televizionin publik malazez RTCG porositi edhe se mashtrohet ai që mendon se me këmbëngulësi të organizimit të protestave shteti do të detyrohet të kapitulloj. Ai tha se në këtë moment nuk është rrezikuar as siguria as stabiliteti i Malit të Zi.

Djukanovic paralajmëroi se tek Kisha Ortodokse Serbe duhet të jenë të përgjegjshëm për sjelljen e tyre dhe nuk ka ndarje të përgjegjësisë.

“Ndoshta mund t’i ftoja disa njerëz të mblidhen e të ju shpjegoj se si rrezikohet Mali i Zi. Të gjithë ata që nxjerrin shpatën nga milli duhet të dijë si ta kthejë e jo të hedhë përgjegjësinë tek tjetri” tha ai.

Djukanovic tha se Kisha Ortodokse Serbe me atë që nuk dëshiron të regjistrohet, pasi dëshiron të shfaqet si dikush mbi shtetin dhe të dërgoj porosi se Mali i Zi është shtet teokratik.

“Për këtë dilemë gjithsesi duhet të përgjigjet politika, e këtë dilemë duhet të ja shtroj vetes çdo qytetar, pra çdonjëri që është përcaktuar të jetoj këtu, kush do që ka trashëgimi apo planifikon të ketë trashëgimit duhet të mendoj se a do t’i lë trashëgimi një Mal të Zi teokratik mesjetar serbe”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu