Do shihemi pas katër vitesh: Trump paralajmëron se do kandidoj sërish për president

Presidenti Donald Trump sërish përmendi kandidimin për këtë post në vitin 2024, derisa ai tani ka filluar periudhën e festave të fundvitit në Shtëpinë e Bardhë. “Kanë qenë katër vjet mahnitëse”, i tha Trump turmës, e cila përfshinte shumë anëtarë të Komitetit Kombëtar Republikan. “Ne po përpiqemi të bëjmë edhe katër vjet. Përndryshe, do të shihemi pas katër vjetësh.”

Video e paraqitjes së Trump u transmetua drejtpërdrejt në Facebook nga një i pranishëm, Pam Pollard, i cili është komisioner kombëtar për Oklahoma GOP. Familja e Trump filluan të prisnin pritjet e festave këtë javë, me synimin për të festuar një sezon të fundit para se Trump të largohej nga zyra në 20 janar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu