Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve do të futen si fitues dhe shtoi se, kjo do të jetë konfirmim i politikave te drejta dhe programit të përpiluar, përcjell Tv21. Kasami tha se në raundin e dytë që do të jetë më 2 nëntor, do të vazhdojnë edhe më fuqishëm.
“Edhe në raundin e dytë, koalicioni VLEN futet si fitues, dhe me avantazhin të cilin e ka ne të gjitha komunat ku ka shku në balotazh, kjo do të jetë edhe një konfirmim i politikave tona të drejta edhe në përzgjedhje të kandidatëve, por edhe në programin të cilin e kemi përpiluar dhe i cili ka qenë shumë afër kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Si VLEN ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm që në raundin e dytë në balotazh të konfirmojmë rezultatin e parë”, tha Kasami.










